Redzepi po përkrahë me të madhe komunitetin boshnjak, përfunduan punimet në Qendrën Kulturore Boshnjake

Emilia Redzepi vazhdon të përkrahë me të madhe komunitetin boshnjak në Kosovë. Zëvëndëskryeministrja sot ka njoftuar përfundimin e punimeve të Qendrës Kulturore Boshnjake në qytetin e Prizrenit.

Redzepi kishte bërë mjaft për boshnjakët edhe sa ishte drejtoreshë e Sportit e Kulturës në Komunën e Prizrenit. Nisma të rëndësishme për komunitetin boshnjak ka patur edhe në dy muajt e parë të Qeverisë Kurti.

Pak ditë më parë, Qeveria ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare mes Kosovës e Bosnjës.

Marrëveshja në fjalë do t’ua mundësojë qytetarëve të Kosovës dhe atyre të Bosnjë dhe Hercegovinës që të hyjnë në territoret e njëra-tjetrës për herë të parë me letërnjoftime biometrike për një periudhë të caktuar.