Trajneri i njohur kroat, Ivan Juric ka firmosur kontratë një-vjeçare me klubin e Torinos.
45-vjeçari sapo ka nënshkruar kontratë me klubin e nga Serie A, shkruan IndeksOnline
Juric u largua nga Hellas Verona gjatë këtij muaji – për të firmosur menjëherë me klubin ku luan kosovari, Mërgim Vojvoda.
Kroati tani e ka në dorë edhe të ardhmen e Samir Ujkanit. Portierit kosovar i skadon kontrata në fund të këtij muaji.