Kombëtarja e Kosovës do të grumbullohet gjatë ditës së sotme, për t’u përgatitur rreth ndeshjeve miqësore ndaj San Marinos më 1 qershor dhe më pas ndaj Maltës pas 3 ditëve.
Me fillim nga ora 20:00 do të fillojë edhe stërvitja e “Dardanëve” në stadiumin e kryeqytetit Fadil Vokrri.
Në listën e publikuar të martën u panë emra të rinj në ekipin kombëtar, por pati edhe mungesa.
Fytyrat e reja te Kosova janë Destan Bajselmani, Bashkim Ajdini, Blendi Idrizi, Lorik Emini, Valmir Sulejmani, Astrit Selmani dhe Zymer Bytyqi.
Ndërkohë, nga suspendimi është rikthyer portieri Aro Muriç.
E mungesat që vlen të përmenden janë ato të Edon Zhegrovës, Bernard Berishës, Benjamin Kolollit, Florent Hadergjonajt..