Të gjithëve do të pëlqente më shumë të punonim në zyrë, pa bashkëpunëtorë të zhurmshëm, pasi ata që flasin më shumë janë ndër rreziqet më të mëdha në procesin e punës.
Ky është përfundimi i një studimi të ri të Future Workplace. Rezultatet e studimit tregojnë se thuajse 3 persona në 4 do të punonin më shumë në zyrë dhe do të ishin më produktivë nëse punëmarrësi do të bënte diçka për të reduktuar shpërqendrimet në vendin e punës.
Klasifikimi i shpërqendrimeve më të mëdha në vendin e punës sipas studimit të Future Workplace:
Kolegë që flasin në telefon me zë të lartë
Festa të vogla në zyrë
Kolegë që flasin aty pranë vendit tuaj të punës
Videogame të instaluar në kompjuter
Zilet e celularëve apo njoftimet në smartphone