Nesër publikohet bashkëpunimi i Dhurata Dorës me Maitre Gims

Këngëtarja ka bashkëpunuar me artistin e njohur me famë botërore.

Gims bashkë me Dhuratën e kanë finalizuar projektin e tyre muzikor të cilin do e lansojnë nesër.

Dyshja, publikuan një imazh nga xhirimet e klipit derisa zbuluan se tashmë kanë gati këngën, “Only You” për ta publikuar në platforma sociale.

Ndryshe, dyshja e kanë realizuar edhe në anën vizuele bashkëpunimin i cili aludohet të jetë hiti i verës.

Theksojmë se, reperi me këngëtaren shqiptare kanë bashkëpunuar për herë të
parë.