Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi se nga data 1 qershor në Shqipëri, ora policore do të ndryshojë nga ora 22:00 deri në orën 23:00 me 6:00.
Ndërsa nga 1 korriku, ora policore do të spostohet deri në mesnatë.
Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika do të lejohet deri në orën 22:00.
Nga data 15 qershor:
• Grumbullimet në ambientet e jashtme, nga 10 persona bëhen me 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të IShP.
Nga 1 korriku:
• Ora policore shtyhet në orën 24.00 -06:00.
Orari par muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
• Lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të IShP.
• Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri në 30% të spektatorëve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP.