Artistja shqiptare është takuar me presidenten e vendit.
Ajo njoftoi përmes rrjeteve sociale derisa publikoi një imazh në storien e saj në Instagram.
Jehona Sopi, ka shkrepur imazhin në zyrën e presidentes derisa ka shkruar se është e lumtur që Kosova përfaqësohet nga një femër e fuqishme dhe se është krenare me të gjithë.
“Jam e lumtur që vendi im përfaqësohet nga një femër e fuqishme. Krenare me njerëzit e mi, me vendin tim dhe me presidenten time”, ka shkruar Jehona Sopi duke mos zbuluar arsyen e takimit.
Ndryshe, për një takim me presidente, Vjosa Osmani, Jehona ka zgjedhur një veshje elegante me ngjyrë të zezë.