Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk e ka njohur Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.
Haradinaj ka thënë se ka një pyetje për ministrin Peci, por ka thënë se nuk po e sheh në Kuvend.
“Ju jeni a po? Mirë, desha të ju pyes nëse do të keni mundësi të paguani ratën e dytë të subvencioneve që i ka nisur Qeveria Hoti paraprakisht, me Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se kjo çështje është mjaft e rëndësishme për bujqit e vendit, të cilët janë në pritje që të ndihmohen nga Qeveria.