Guardiola ka një plan për të mposhtur Chelsean: E dimë se çfarë duhet të bëjmë

Pep Guardiola ka komentuar ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve ndaj Chelsea më 29 maj.

Tekniku spanjoll është i sigurt se Chelsea do të jetë një skuadër e vështirë në këtë finale.

“Kur ata kanë topin është e pamundur t’i kontrollosh për shkak të lojtarëve të tyre që luajnë afër me njëri tjetrin”.

“Ata e bëjnë fushën aq të gjerë me krahët e krahut dhe aq të thellë me Werner. Ata lëvizin në mënyrë të përsosur me Pulisic dhe Mount”.

“Jam i shqetësuar më shumë se çfarë do të bëjmë me topin në këmbët tona dhe jo pa të, e dimë se çfarë duhet të bëjmë për t’i mposhtur ata”.

Sidoqoftë, Guardiola shtoi se kjo lojë do të jetë ndryshe dhe ai është i ngazëllyer për të luajtur kundër “Blues” në finale.