Gashi – Kurtit: Nuk e keni idenë për çfarë po flisni

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për çasjen e tij në lidhje me shuarjen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, shkruan lajmi.net.

Gashi i është drejtuar Kurtit se nuk e ka idenë se për çfarë po fol.

“Kërkova një plan për agjencinë sepse kjo që keni prezantua sot nuk përfaqëson asgjë nga ato që thatë sot. Ka procedurë. Duhet të ndryshohet Ligji për agjencinë. Ju nuk keni program. Denoncoi dhe prokuroria duhet të merret me ato krime të supozuara. Filloi procedurat. Pra, nuk e keni idenë për çfarë po flisni”, është shprehur ai.