Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për dhunë në familje, në Prizren.
Një person është ankuar në polici se në vazhdimësi bashkëshortja e tij është duke i shkaktuar dhunë fizike dhe psikike.
“Prizren 26.05.2021-02:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare në vazhdimësi është duke i shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj tij. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregulltë”, thuhet në raport.