Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Gjilanit. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person.
Aksidenti u shkaktua në mes dy automjeteve, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion në Prishtinë.
“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurës ka pësuar një mashkull kosovar. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion në Prishtinë”.
Ndryshe gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shkaktuar 53 aksidente trafiku, ku 15 prej tyre ishin me të lënduar.