Një plaçkitje me armë zjarri është kryer pak më parë në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Grabitja është kryer në filialin e institucionit financiar RIA.
Siç merr vesh lajmi.net dy persona kanë hyrë në këtë institucion dhe duke kërcënuar punëtorin me armë, kanë plaçkitur duke marrë një shumë parash.