Çifti i njohur i showbizzit tashmë e kanë bërë publike lidhjen e tyre pasi kishin kaluar pak kohë të ndarë.
Loredana dhe Mozzik, tashmë kanë paralajmëruar edhe albumin e tyre të cilin do ta publikojnë së shpejti.
Ndër të tjera, reperja sapo ka postuar një imazh me Mozzik të cilët shihen të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe zbuluan se nesër do e lansojnë bashkëpunimin e tyre dhe në të njëjtën kohë kanë treguar edhe lokacionin të cilët gjenden në Gjermani.
“Thuaj mashallah! Lufta e Trëndafilave po vjen nesër :)”, shkroi Loredana e cila mori komente të shumta nga fansat dhe ndjekësit.
Ndryshe, Mozzik dhe Loredana janë prindër të një vajze, Hanës.