Në takimin e sotëm në mes kryetarëve të komunave dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia ku u bë e ditur se gjatë kësaj jave do të bëhet vlerësimi i situatës me COVID-19 ku pritet të hiqet edhe ora policore.
Në njoftimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës bëhet e ditur se pritet që lokalet të lejohen të punojnë deri në ora 24:00, ndërsa pritet edhe lejimi i organizimit të dasmave nga organizimi i dasmave nga 15 qershori.
“Tek lirimi i masave, pas konsultimeve me kryetarët e komunave, brenda kësaj jave do të vlerësohet situata dhe pritet të hiqet ora policore dhe nga mesi i qershorit do të lehtësohen edhe masat lidhur me ahengjet. Pritet që lokalet të lejohen të punojnë deri në ora 12 e natës ndërsa organizimi i dasmave pritet të lejohet nga 15 qershori”, thuhet në njoftim.
Të gjitha këto rekomandime pritet që të votohen në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovës.