Arbana i reagoi ndjekëses që i tha se duhet të bëjë palestër para se të zgjedh kostumet që vesh.
Një nga moderatoret më të njohura shqiptare Arbana Osmani, është emër shumë i dashur për publikun.
Moderatorja, së fundi ka ndarë me ndjekësit një imazh, ku shfaqet joshëse e veshur me një kostum ngjyrë rozë.
Ajo pozoi pranë tulipanëve që i mori dhuratë, ndërsa vuri në plan të parë këmbët dhe gjoksin me dekolte të hapur.
Arbana mori komplimente të shumta për dukjen por në sy të bie një koment negativ, të cilit i replikoi moderatorja.
“Bëj edhe pak fitness, pastaj dil ashtu e veshur se të ka dal celuliti”, i shkruan ndjekësja.
Ndërsa, e menjëherëshme ishte përgjigja e Arbanës, e cila i shkruan “Kur vjen një koment i tillë nga një vajzë merr vlerë krejt tjetër”.