Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 186 pacientë.
Kështu bëhet e ditur në raporton e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).
Nga ta 5 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe 130 janë nën asistim të oksigjenoterapisë.
Njoftimi i plotë nga ShSKUK:
99 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19.
5 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 130 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 109 pacientë:
5 pacientë janë në gjendje të rënduar
56 janë të konfirmuar me Sars Cov-2
84 janë me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 37 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 63 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 3 pacientë + 2 në Repartin Intenziv të Klinikës Infektive
Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacientë.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 77 pacientë:
43 të konfirmuar pozitivë
46 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 13 pacientë
Spitali i Gjakovës, 12 pacientë
Spitali i Pejës, 25 pacientë
Spitali i Gjilanit, 16 pacientë
Spitali i Ferizajt, 5 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 3 pacientë