Rekomandimi u bë të enjten nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian.
Bashkimi Evropian ka miratuar “certifikatat digjitale”, për banorët e vendeve të unionit, të cilat do të shërbejnë për udhëtimin e lirshëm të qytetarëve brenda kësaj zone, shkruan EuroNews.
Komisionerja për Shëndetin në BE, Stela Kiriakides e komentoi marrëveshjen mes vendeve anëtare si një hap të rëndësishëm drejt qarkullimit të lirë të shtetasve europianë.
Edhe qytetarët e vendeve të treta, përfshirë ata nga Ballkani Perëndimor, që janë vaksinuar me dy doza kundër koronavirusit në vendet e tyre, do të mund të udhëtojnë në Bashkimin Evropian pa kufizime.
Rekomandimi u bë të enjten nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian.
Ndërsa për personat që janë nga vendet jo anëtare të BE-së dhe që janë injektuar me vaksinat kineze dhe ruse ende nuk ka një vendim për ta, nëse do të munden të udhëtojnë apo jo në vendet e unionit.