Me trëndafila në një ambient përrallor, Angela Martini befasohet për ditëlindje nga partneri

Bashkëshorti rumun i bëri befasinë e bukur Angelës.

Angela Martini më 23 maj festoi ditëlindjen, ndërsa festa për të nuk ka mbaruar ende.

Modelja e cila po jeton dhe vepron në Amerikë, festoi ditëlindjen në një ambient përrallor bashkë me partnerin.

Dragos Savulescu u kujdes që t’ia bënte asaj këtë ditëlindje të paharruar, duke e befasuar në një ambient të hapur të mbuluar me trëndafila.

Në dekorin e përgatitur për ditëlindjen e Angelës, me anë të luleve ishin krijuar fjalët “Urime ditëlindjen dashuria ime”.

Angela me anë të një videoje të shkurtër solli disa momente nga ndeja që ishte organizuar special për të.

 

“Fillimisht, mëngjesi”, shkroi ajo sipër videos, ku shfaqet e veshur me një fustan të bardhë me pika të zeza.

Çifti si çdo herë dukeshin të lumtur në përqafim të njëri-tjetrit.