Ai shquhet për vokalin e veçantë dhe këtë tashmë e ka dëshmuar prej shumë vitesh.
Fjala është për këngëtarin e njohur Art Abazi, i cili ka realizuar një tjetër projekt unik në stilin e tij.
“S’më doje” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.
Tekstin e ka shkruar Endrit Mumajesi i njohur si Muma, kurse për muzikën është përkujdesur Gent Myftaraj.
Ky i fundit po ashtu e ka bërë edhe producimin e projektit në bashkëpunim me Mixey.
Klipi i thjeshtë bardhë e zi i është besuar produksionit Imagine Films.
Arti gjatë kësaj kohe ka qenë më pasiv në muzikë, por që pëlqehet mjaft shumë nga publiku.