Megjithëse nuk ka rrezik, ai shpejt mund të shndërrohet në inflamacion dhe të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore
Çfarë e shkakton rritjen e thoit në mish?
▪ prerja e gabuar e thonjve
▪ shtimi i papritur i peshës trupore (në shtatzëni)
▪ dëmtimi i thonjve të vjetër (deformimi)
▪ këpucët shumë të ngushta
▪ tabanët të rrafshët (shkelje e keqe)
Thoi i këmbës i rritur në mish shumë shpejt çon në inflamacion të mishit pranë tij. Nëse nuk trajtohet në kohë, inflamacioni mund të përhapet dhe të depërtojë në ind dhe mund të çojë në operacion, transmeton Telegrafi.
Vendi ku thoi hyn në mish mund të infektohet dhe të krijojë qelb pasi që aty krijon një plagë të hapur që shërohet shumë ngadalë.
Si të trajtoni thoin e rritur në mish?
Thoi që fillon të rritet në mish mund të shkaktojë inflamacion shumë shpejt. Atëherë nuk duhet ta prekim, por posa të përhapet inflamacioni, duhet të fillojë mjekimi.
Inflamacioni trajtohet me antibiotikë ose yndyrë antibiotike (në shenjat e para të inflamacionit).
Çfarë mund të bëjmë në shtëpi?
Në shenjat e para të inflamacionit (ënjtje, dhimbje dhe skuqje), bëni një banjë me ujë të nxehtë dhe kripë dhe zhytini këmbët për 20 minuta në mëngjes dhe në mbrëmje. Kripa do të zbusë lëkurën dhe do të dezinfektojë plagën
Sapo të vëreni inflamacion, blini vaj me antibiotikë në barnatore dhe në mëngjes dhe në mbrëmje, pas banjës, lyeni gishtin dhe thoin. Mos vishni çorape, por lini vajin të funksionojë sa më gjatë që të jetë e mundur.
Si duhet t’i presin thonjtë e këmbëve?
Thonjtë duhet të priten drejt, jo t’i japim formë të rrumbullakosur ose të zhdrejtë.
Nëse pritet shumë thellë anash, thoi mund të deformohet dhe gjatë rritjes të futet në lëkurë.
Sqarim: Ky informacion nuk zëvendëson këshillat e mjekut ose ofruesit të kujdesit shëndetësor dhe nuk marrim përgjegjësi për ndërveprimet ose efektet negative.