Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë nesër do të mbajë mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje, do të raportojë edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.
Kjo mbledhje pritet të fillojë në ora 10:00.
Ky është rendi i ditës:
Raportim i ministres së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz lidhur me planin legjislativ të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe prioritetet e saj.
Koha: 10:00.