Sipas BBC, Damiano duhej ta bënte testin e drogës për shkak se në natën finale në Eurovision me disa lëvizje të gjithë menduan se është duke konsumuar drogë.
Nëse ky moment është i vërtetë, ende nuk ka dalë ndonjë përgjigje adekuate, transmeton Indeksonline.
Martin Osterdahl të EBU ishte mysafir këtë mëngjes për të folur rreth kësaj çështje.
Vet grupi i Damianos kishte kërkuar që të bëhej testi i drogës në mënyrë që t’i eliminonin thashethemet lidhur me këtë çështje.
Sipas Qendrës që ka kryer testin, kokaina mund të gjendet në një test urine por duhet të qëndrojë deri në tetë ditë.
Ndryshe, vetë Damiano u betua gjatë konferencës për shtyp pas konkursit të këngës Eurovision se nuk kishte përdorur drogë, por si qëndron e vërteta duhet të presim deri në rezultatin final.