Gjashtë truket që do ta bëjnë çdo kombinim të modës të duket i shtrenjtë

Është e lehtë të vishesh bukur kur ke mundësi të blesh rroba, këpucë dhe çanta të bëra me materiale të shtrenjta që duken shkëlqyeshëm vetvetiu, por kjo është shumë e vështirë në ditët e sotme.

Duhet të dini se cili stil është më i rëndësishëm dhe si do ta vishni.

Me ndihmën e këtyre trukeve, ju do të jeni në gjendje të shfrytëzoni atë që tashmë keni, por që kombinimi që e keni veshur duket i shtrenjtë dhe i parezistueshëm.

1 – Krijoni një ‘skemë ngjyrash’

Disa njerëz thonë se e gjithë veshja e zezë duket gjithnjë e hijshme dhe kjo ka tendencë të jetë e vërtetë – por unë personalisht preferoj ngjyrat. Një stil monokromatik mund të duket po aq pastër dhe këndshëm sa një veshje ‘bardhë e zi’.

 

2 – Përqendrohuni në vetëm një detaj

Shpesh, veshjet më të mira, më klasike nuk kanë shumë elementë. Në rastet kur doni t’i jepni vëmendjen diçkaje të caktuar në veshje, sigurohuni ta çoni fokusin aty. Për shembull, këtu, “personazhi kryesor” është bluza, prandaj e kombinova me një palë xhinse shumë të thjeshta. Për më tepër, nuk e ngarkova as me bizhuteri.

 

3 – Shtoni një kapele

Sa herë që ndjej se veshjes sime po i mungon diçka, shtoj një kapele. Shpesh vajzat e harrojnë këtë aksesor ose kanë idenë se kapelat nuk ju shkojnë, por më besoni, ka aq shumë modele e forma kapelash sa do ketë patjetër diçka edhe për ju. Një kapele mund ta bëjë veshjen të duket si diçka krejt ndryshe.

 

4 – Këpucë të bardha

Ky është më shumë një mendim personal, por unë them se nuk mund të gaboni me këpucët e bardha. Pavarësisht nëse janë atlete apo çizme, e bardha duket e pastër dhe e hijshme në këmbë. Edhe ngjyrat neutrale, një bezhë e lehtë, do shkëlqente.

 

5 – Kushtojini vëmendje formës dhe përshtatjes në trup të veshjeve

Çdo stilist bie dakord se veshjet më të mira janë ato që na rrinë më mirë, që duket sikur përqafojnë trupin tonë. Kjo s’do të thotë se duhet të veshim vetëm rroba të ngushta apo që rrinë pas trupit, por të paktën të mos duket se zgjodhëm masën e gabuar në dyqan. Një truk që mund të përdorni është shtimi i një rripi ose përdorimi i fustaneve, bluzave me lidhëse për të theksuar belin.

 

6 – Luani me “shtresat e veshjeve”

Elementë të caktuar mund ta bëjnë veshjen më të plotë. Për shembull, shtimi i një këmishe të bardhë, përdorur si xhaketë e hollë, përveçse është ideale për mëngjeset e freskëta të verës, e bën veshjen shumë stil.