Tuesday, November 26, 2024
Home INFO Borrell mbështet liberalizmin e vizave për Kosovën, kërkon të bëhet përparim në...

Borrell mbështet liberalizmin e vizave për Kosovën, kërkon të bëhet përparim në këtë proces

Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell ka deklaruar se Kosova meriton të marrë liberalizimin e vizave pasi që ka përmbushur të gjitha kriteret.

Borrell u shpreh se duhet bërë përparim në këtë çështje, duke theksuar se ai personalisht do të mbështes një gjë të tillë.

“Ka kaluar shumë kohë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret lidhur me këtë proces dhe ne tani duhet të bëjmë përparim në këtë çështje. Unë do ta mbështes plotësisht këtë.”, ka deklaruar Borrell.

Ai më tej foli edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, ku njoftoj për një takim që do të mbahet në muajin e ardhshëm.

“Unë gjithashtu do të lehtësoj një takim tjetër të nivelit të lartë për dialogun Beograd-Prishtinë në muajin qershor”, ka deklaruar Borrell.

Javën që lamë pas, në Bruksel u mbajt një dark pune me liderët e Ballkanit Perëndimor e organizuar nga vetë Josep Borrell, ku pjesë ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

Borrell kishte deklaruar se qëllimi i kësaj darke është të lidhemi me partnerët tanë në rajon, t’i dëgjojmë ata, të kuptojnë shqetësimet dhe idetë e tyre dhe të shohim se si të punojmë më mirë së bashku për një të ardhme të përbashkët.