Qeveria e Kosovës pas emërimit të bordit të “Trepçës” ka emëruar sot edhe bordin e përkohshëm të drejtorëve të Postës së Kosovës.
Kryesuese e Bordit të Drejtorëve është zgjedhur Safija Beseni.
Ndërsa anëtarë janë emëruar: Sebahate Krasniqi, Genc Rama dhe Naim Haliti.
Ky Bord do të ketë mandat të përkohshëm, deri në emërimin e Bordit me mandat të plotë.