FC Prishtina tashmë e ka fituar titullin e kampionit në Superligën e Kosovës.
Skuadra nga kryeqyteti do ta zhvillojë të dielën ndeshjen e fundit për këtë edicion.
Pas përfundimit të këtij takimit pritet që të ketë një festë të madhe në kryeqytet.
“Plisat” të dielën e kaluar dolën rrugëve të kryeqytetit për ta festuar titullin dhe festa do të vazhdojë edhe këtë të diel pas ndeshjes së fundit kampionale.
Tashmë ata kanë filluar përgatitjet duke e stolisur të gjithë qytetin me flamuj e elemente identifikuese të tyre.