Momenti emocionues kur Anxhela Peristeri dhe ekipi i saj e kuptojnë se u kualifikuan në finale

Anxhela Peristeri emocionoi dhe bëri krenarë gjithë shqiptarët mbrëmjen e sontme.

Në edicionin e sivjetmë të “Eurovision”, i cili erdhi pas një viti pauzë për shkak të pandemisë, Shqipëria përfaqësohet nga Anxhela Peristeri.

Artistja ka prezantuar denjësisht shqiptarët mbrëmjen e sontme në Roterdam, ku u organizua nata e dytë gjysmëfinale.

Anxhela me këngën “Karma” arriti e para të kualifikohet në finalen e madhe të “Eurovision”, duke bërë që të shpërblehet puna që ka bërë gjithë këtë kohë për këtë paraqitje.

Këngëtari Ardit Çuni, i cili është bashkë me ekipin e Anxhelës në Roterdam, ka publikuar një video emocionuese nga momenti kur e kuptuan se Shqipëria është kualifikuar për finale.

 

“Nje nga momentet me emocionuese 😭😭😭
Faleminderit @anxhelaperisteriofficial_ qe besove tek une dhe faleminderit SHQIPERIA per supportin qe na keni dhene sonte
Ju duam 😭😭❤️🙏🏻🙏🏻
“, shkruan ai.

Ndryshe, përveç Anxhelës, në këtë mbrëmje në finale kaloi edhe Gjon Muharremaj, i cili përfaqëson Zvicrën në festival.

Mbrëmja finale e “Eurovision 2021”, mbahet të shtunën (22 maj).