“Big Brother VIP” starton së shpejti dhe të gjithë janë kurioz për fytyrat publike që do të jenë pjesë e këtij show.
Menjëherë pas lajmit, aludimet dhe emrat e parë të këtyre personazheve filluan të bëhen mediatike dhe njëri prej tyre ishte edhe Tea Trifoni, ish-konkurrente e “Përputhen” që u bë dhe një ndër më të komentuarat në ekran.
Mirëpo, si qëndron e vërteta?
E pyetur nga fansat në Instagram, Tea tregoi se ajo nuk do të marrë pjesë dhe lajmi është nxjerrë nga portalet.
“Jo, thjesht portale që fabrikojnë lajme për klikime”, shkruan ish-konkurrentja.