Një person është arrestuar mbrëmë tek Rruga “B” në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka thënë se i dyshuari është arrestuar, pasi që i njëjti dyshohet që pas një kontesti pronësor, kishte kërcënuar me jetë viktimën mashkull.
Këtë ai e kishte bërë me anë të mesazheve telefonike.
I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.