Arrestohen dy persona në Tiranë, policia gjen kokainë në veturën e tyre

Policia e Tiranës gjatë aksionit që ka bërë në orët e mesnatës ka vënë në pranga dy persona, si dhe u referuan materialet në në prokurori për tre persona të tjerë.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se një 18-vjeçar është ndaluar dhe në makinë iu gjet një sasi kokaine, ndërsa më pas u konstatua se ishte duke udhëtuar edhe pa patentë.

Ndërsa një 37-vjeçar është arrestuar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Për tre shtetas të tjerë janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë sepse më datë 19.05.2021, tek stadiumi “Dinamo”, shtetasi E. P ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur punonjësin e policisë së Qarkullimit Rrugor ndërsa 3 shtetasit e tjerë e kanë kundërshtuar dhe kanosur me fjalë punonjësin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. D., 18 vjeç, pasi në rrugën “Fadil Deliu”, Forca e Posacme “Shigjetat”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin qarkullonte gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar kokainë. Pas verifikimeve të bëra nga sherbimet e Policisë rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin pa lejen përkatëse.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, i shtetasit E. P., 37 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasit M. M., 31 vjeç, A. G., 26 vjeç, A. Xh., 26 vjeç,sepse më datë 19.05.2021, tek stadiumi “Dinamo”, shtetasi E. P ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur punonjësin e policisë së Qarkullimit Rrugor ndërsa 3 shtetasit e tjerë e kanë kundërshtuar dhe kanosur me fjalë punonjësin e policisë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.