Është zhdukur një persona të mitur në Prizren. Kështu bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.
Nëna ka raportuar se djali saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“Rr. Muhamet Qami, Prizren 19.05.2021-23:40. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj mitur me datën 19.05.2021 rreth orës 10:00 është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e tij. Rasti nën hetime”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.