Kate Middleton shkon për vizitë në muze me vathë që kushtojnë vetëm 11 euro

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton dukej me shumë stil gjatë vizitës në muzeun ‘V&A’ në Londër.

Kate, 39 vjeçe, ishte simboli i elegancës e veshur me një fustan të kuq i cili kushton rreth 1,565 funte (1,811 euro), i dizajnuar nga stilistja e saj e preferuar Alessandra Rich.

Ndërkohë sa i përket stolive, ajo zgjodhi diçka relativisht të lirë, duke vendosur vetëm një palë vathë nga ASOS, të cilat kushtojnë vetëm 10 funte (11,60 euro), shkruan DailyMail.

Vathët në formë rrethi, mund të viheshin re kur dukesha largonte flokët e saj brune nga supet.

Kate gjithashtu kishte dy gjerdanë prej ari, të markës “Spells Of Love”, të cilat kushtojnë vetëm 85 funte (98 euro).

Dukesha e cila, studioi histori arti në universitet, shikoi dy ekspozita të reja ndërsa muzeu i Londrës hapi dyert për publikun për të parën herë që nga dhjetori.

Ndalesa e saj e parë ishte Gjykata Raphael e muzeut, shtëpia e Karikaturave Raphael, e cila u rihap sot pas një rinovimi nëntëmujor për të shënuar 500 vjetorin e vdekjes së artistit.

Gjatë vizitës, lartësia e saj mbretërore dëgjoi më shumë se si galeria e rifreskuar dhe qasja e saj e re interpretuese do të transformojë mënyrën se si vizitorët përjetojnë karikaturat Raphael.

Ekspozita gjithëpërfshirëse e bën V&A muzeun e parë për të eksploruar plotësisht ndikimin kulturor të librit dhe frymëzimin e tij të vazhdueshëm për krijuesit kryesorë, nga Salvador Dalí dhe Yayoi Kusama te The Beatles dhe Vivienne Westwood.