Haradinaj i ashpër me Kurtin, i thotë nëse është i rekrutuar nga shërbimet sekrete të Serbisë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur në seancën që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, ku i është drejtuar kryeministrit Kurti me disa pyetje.

Ndër të tjerash, Haradinaj e ka pyetur Kurtin nëse është i rekrutuar i shërbimeve sekrete serbe.

“Së pari dua ta pyes kryeministrin Kurti nëse ka qenë i rekrutuar i shërbimeve sekrete serbe gjatë kohës sa kishte qenë i burgosur. Pra, a mban Serbia diçka mbi ty që të mban peng sot e asaj dite. Duhet ta dijmë a është e rrezikuar Kosova nga ju si i rekrutuar i shërbimeve serbe që sot të mbajnë peng me diçka?”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, kreu i AAK-së e ka pyetur Kurtin se cila është dobia që do t’i sjell Kosovës, shkuarja e tij në Bruksel.