Duncan Laurence, fituesi i Eurovision 2019 nga Holanda ishte planifikuar të performonte në natën finale të Eurovision 2021 të shtunën.
Mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi ai ka rezultuar pozitiv në testimin për virusin COVID-19. Lajmin për mediat e kanë konfirmuar menaxhmenti i tij.
Duncan ka simptoma të lehta. Për shkak të periudhës minimale të izolimit shtatë ditor, Duncan nuk do të jetë në gjendje të interpretojë në finalen e madhe në “Ahoy Arena” në Roterdam të shtunës, por përsëri do të shfaqet në spektakël në një formë tjetër.
Të hënën e kaluar, Duncan doli negativ në Pavilionin e Testit Eurovision – gjë që konfirmoi performancën e tij të së shtunës. Të mërkurën, ai tregoi simptoma të lehta dhe më pas fatkeqësisht në testin e radhës rezultoi i infektuar.
“Ne jemi natyrisht të zhgënjyer, para së gjithash për Duncan, i cili meriton një performancë live në skenën tonë të Eurovisionit pas fitores së tij në vitin 2019 dhe suksesit botëror të Arcade”, tha Sietse Bakker, producent skzekutiv. “Ne nuk mund të ishim më krenarë për performancën e tij hapëse për gjysmëfinalen e parë. Sigurisht që ne i urojmë shërim të shpejtë Duncanin”, vazhdoi ai.
“Duncan është shumë i zhgënjyer, ai e ka pritur me padurim këtë për dy vjet. Ne jemi shumë të lumtur që ai do të shihet ende në finale të Shtunën, 22 maj”, tha menaxhmenti i tij.
Një protokoll i rreptë për shëndetin dhe sigurinë E COVID-19 po zbatohet në konkursin e këngës të këtij viti në Eurovision. Të gjithë ata që punojnë brenda perimetrit të vendit të ngjarjes duhet të kenë një test negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë.
Që nga 6 prilli, kur filluan provat në “Ahoy Arena”, mbi 24,400 teste janë kryer midis ekipit, vullnetarëve, artistëve, anëtarëve të delegacionit dhe shtypit. Vetëm 16 prej tyre (0,06%) kanë rezultuar pozitive. Në shumicën e rasteve, ata ishin nga njerëz që nuk kishin qenë më parë në vendin e ngjarjes, ose që nuk kishin qenë atje kohët e fundit. Deri më sot, asnjë infeksion nuk është gjetur përfundimisht në vendin e ngjarjes.