Dita e veçantë e Bora Zemanit, e ‘ribashkon’ me ish të dashurin!

Moderatorja shqiptare Bora Zemani është njëra nga vajzat e ekranit që komentohet shumë.

Sot ajo ndau disa momente të bukura në Instagram bashkë me djalin dhe ish të dashurin.

Djali i saj Arboni ka festën e abetares dhe ky moment i bukur e bashkoj të gjithë familjen.

Në mbishkrimin e imazhit të publikuar në Instagram Bora shkroi:

“Festa e Abetares
Sa shpejt u rrite o Arbor! Për çdo gjë të re tënden mendoj “kjo është dita më e bukur e jetës”. Edhe sot e mendova…të paktën për gjysmën e festës që arrita të qetësohesha se në fillim çdo gjë ishte turbull nga lotët dhe emocionet e bukura. Sa krenar jemi për ty Arbor!
I vogli im, i madh sa bota, të dua pafund!
Mezi pres ditët e tjera më të bukura të jetës që mi dhuron vetëm ti”.