“Armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit mund të arrihet të premten”

Izraeli dhe Hamasi mund të arrijnë një armëpushim nga e premtja.

Lajmin e bën të ditur Wall Street Journal (WSJ), duke cituar zyrtarë amerikanë dhe të huaj të përfshirë në diskutime.

Zyrtarët egjiptianë kanë përparuar në negociatat me udhëheqjen e Hamasit, raportoi gazeta, ndërsa ushtria izraelite ka pranuar privatisht se është afër përfundimit të objektivave të saj.

Një zyrtar amerikan i cili nuk ka pranuar të identifikohet, i tha WSJ se ishte vendosur një mekanizëm për një armëpushim dhe se tashmë është thjesht çështje kohe.

Zyrtari gjithashtu thkesoi se anëtarët e Xhihadit Islamik Palestinez, një tjetër grup i armatosur me bazë në Gaza, mbetën një “çështje e nxehtë.”