Nxënësit e shkollave në Prishtinë janë organizuar në një protestë simbolike në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.
Kjo pas rastit të sulmit seksual i cili bëri bujë pasi u shpërnda në media, ku një nxënës shihej duke sulmuar seksualisht një vajzë të mitur (rreth moshës 6-vjeçare), përderisa një tjetër nxënës e mbante vajzën.
Rasti ka ngjallur reagime të shumta edhe kundrejt drejtoreshës së shkollës “Faik Konica”, Jehona Oruqi, për të cilën u raportua se ka qenë në dijeni të ngjarjes.
Për sulmin seksual ka reaguar edhe Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili përmes një statusi në Facebook ka deklaruar se deri më tani dihet se rasti ka ndodhur jashtë objektit shkollor.