Majk e uroi Roanin përmes disa videove të ëmbla.
Reperi Majk sot ka një ditë të shënuar në kalendarin e tij, kjo ngase djali i tij Roanifeston ditëlindjen.
Me rastin e katër vjetorit të lindjes së Roanit, reperi zgjodhi ta urojë atë me anë të disa videove të këndshme.
Ai postoi video duke kaluar kohë të mirë bashkë me djalin, teksa po argëtoheshin me lojëra të ndryshme bashkë.
“Jam mirënjohës çdo ditë që ti erdhe në botën time. Ti më solle vetëm lumturi në jetën time. Urime ditëlindja bir! @roani_17 “, shkruan Majk.
Sa i përket muzikës, “Para Para” është kënga e fundit e Majk, të cilën e solli në bashkëpunim me Getoar Selimin dhe Ermal Fejzullahun.
Projekti në fjalë ka kaluar shifrën prej 2 milionë klikimesh në kanalin YouTube.