Kryeministri kroat reagon pasi përfaqësuesja e Kroacisë nuk u kualifikua në finalen e “Eurovision”

Mos-kualifikimi i Kroacisë në finalen e “Eurovision” ka nxitur reagime të shumta.

Të martën u mbajt nata e parë gjysmëfinale e “Eurovision 2021” në Roterdam.

Me këtë rast, 10 shtete pjesëmarrëse siguruan biletën për natën finale të festivalit, por një konkurrente që u pa si fituese e mundshme e festivalit, u la jashtë finales.

Bëhet fjalë për Albinën, përfaqësuesen e Kroacisë, e cila nuk arriti të kualifikohet për finale.

Mos-kualifikimi i saj ka nxitur reagime të shumta në publik, madje u hap edhe një peticion që kërkon të dërgohet në finale Albina.

Pas shumë reagime, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, me anë të një postimi në Twitter, e uroi atë për performancën.

“Mbështetje dhe urime të shkëlqyera për Albinën tonë për një performancë të shkëlqyer në Eurovision”.

 

Ndryshe, nesër (e enjte) mbahet nata e dytë gjysmëfinale e “Eurovision”, ku do të interpretojë edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri.

Ndërsa, finalja e madhe mbahet më 22 maj.