Këngëtarja nuk ka shumë ditë që është bërë nënë për herë të dytë.
Dhe, Tuna sot ka publikuar një fotografi të fëmijës e cila tregoi se është e dashuruar në fëmijën e saj.
Në storien e saj në Instagram ka postuar imazhin derisa Zen shihet i veshur bukur me një kapele në kokë.
“Jom dashuru n’ty”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë duke e shoqëruar me një emotikon zemër dhe të botës.
Ndryshe, Altuna Sejdiu solli në jetë fëmijën e saj pa ndonjë paralajmërim duke mos zbuluar asgjë për publikun.