Familja e Kyliet duken të lumtur së bashku.
Kylie Jenner dhe Travis Scott ishin me vajzën e tyre në “Vendin më të lumtur në botë” dhe është shenja e fundit që ata mund të jenë sërish një çift i lumtur, shkruan TMZ.
Mami dhe babai i Stormit e dërguan atë për një udhëtim në Disneyland të martën dhe dukej se po kalonin kohë të mirë si familje bashkë, veçanërisht kur e morën atë në shëtitjen me “Alice in Wonderland”.
Kylie, Travis dhe Stormi ishin me sa duket në parkun zbavitës me disa nga miqtë e Stormit, ndoshta disa nga kushërinjtë e saj gjithashtu dhe megjithëse roja i tyre i sigurisë nuk dukej sikur i pëlqente që fansat po i incizonin, Kylie dukej mirë me të.
Edhe pse një shëtitje në Disney nuk është asgjë e re për Kylie dhe Travis, edhe kur ata u prishën përfundimisht kjo vizitë duket ndryshe dhe vetëm nxit spekulimet e fundit që ata janë përsëri së bashku.
Çifti bënë një takim në fillim të këtij muaji bashkë me Justin dhe Hailey Bieber si dhe Kendall Jenner e Devin Booker dhe para kësaj, Kylie udhëtoi në miami për të festuar ditëlindjen e Scott me të.