Buzëqeshja e saj i thotë të gjitha! Rita Ora e lumtur pasi kaloi fundjavën në krahët e Taika Waititit

Rita u largua me disponim të mirë nga ngjarja e bukukurisë në Sindej, pasi kaloi fundjavën me të dashurin e ri.

Ajo e konfirmoi romancën me regjisorin e “Thor”, Taika Waititi gjatë fundjavës, kur çifti u shfaqën bashkë në një drekë romantike, shkruan Daily Mail.

Rita Ora nuk mund ta fshinte buzëqeshjen nga fytyra e saj ndërsa ndoqi një ngjarje bukurie në Sidnej të hënën në mëngjes.

30-vjeçarja ishte me plot shkëlqim ndërsa largohej nga lansimi i “Vida Glow Global” me një kostum me ngjyrë rozë.

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” ishte me humor të mirë, duke qeshur dhe biseduar me të ftuar të tjerë.

Rita bëri të gjithë të kthejnë kokën në kostumin e ndritshëm, i cili shquhej me një nuancë të ndezur e me dekolt të hapur dhe theksonte këmbët e saj të tonifikuara.

Ajo kombinoi dukjen me një gjerdan prej ari dhe vathë në formë rrethi.

Rita lidhi flokët e saj të gjata bjonde mbrapa dhe kishte vendosur grim, kombinuar me veshjen e saj rozë.

Ylli i popit u bashkua në këtë ngjarje nga disa të famshëm vendas australianë, duke përfshirë modelet Jesinta Franklin dhe Gemma Ward.

Shëtitja vjen pasi Rita u pa duke shijuar drekën me të dashurin e saj të ri, Taika Waititi në Sidnej të dielën.

Rita dhe regjisori i “Thor”, 45 vjeç, filluan për herë të parë thashethemet e romancës muajin e kaluar pasi ata u larguan së bashku në premierën e Stan’s RuPaul’s Drag Race Down Under në Shtëpinë e Operës të Sidnejt.

Ata shmangnin fotografët në tapetin e kuq të operës së bashku, por pasi arritën në vendngjarje, ata ishin ulur pranë njëri-tjetrit.

Sipas The Sun, Rita dhe Taika nuk kanë fshehur se janë së bashku në mesin e miqve të tyre të famshëm dhe gjërat mund të bëhen serioze.