Bitcoin bie në vlerën më të ulët në 14 javët e fundit

Bitcoin ka rënë në vlerën më të ultë në 14 javët e fundit.

Kriptovaluta më e madhe në botë, Bitcoin ka rënë mbrëmë nën 40.000 dollarë për herë të parë në 14 javët e fundit.

Sipas shënimeve nga Coin Desk, Bitcoin ka humbur mbi 13 për qind të vlerës duke rënë në 38.585,86 dollarë në treg, raporton CBNC.

Kjo është vlera më e ultë e tij nga 9 shkurti, kur për herë të fundit ishte vlerësuar në një shifër më të ultë se 40 mijë dollarë.

Elon Musk, shefi ekzekutiv i prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla ka njoftuar se ka pezulluar blerjen e veturave me Bitcoin