Rihanna merr vëmendjen me veshjen teksa del nga restoranti luksoz

Rihanna dukej e bujshme ndërsa dilte për darkë në Nobu në West Hollywood, Los Angeles, California, të hënën në mbrëmje.

Superylli 33-vjeçar tregoi barkun e saj të tonifikuar në një këmishë të vogël të bardhë dhe minifundin, shkruan Daily Mail.

E dashura e A$AP Rocky ka ngacmuar muzikë të re për herë të parë në pesë vjet dhe një raport i fundit tha se këngëtarja tashmë është në xhirime për video muzikore.

Ajo zgjodhi që për këtë paraqitje të shfaqet me sytjena dhe minifund të bardhë, duke mbajtur një bluzë të gjelbër mbi to.

Aksesorët zunë vend në dukjen e radhës, teksa Riri mbante një qafore shumë të gjatë prej ari.

Krijuesja e biznesit ‘Fenty’ vendosi që të përshtat maskën mbrojtëse me ‘look’-un, që iu pëlqye tej mase.

Ndërsa a i përket jetës personale, artistja flitet se është në lidhje me reperin ASAP Rocky.