Reperi i njohur po hetohet për sulme seksuale dhe drogë

Departamenti i Policisë në Los Angeles ka konfirmuar se reperi dhe aktori T.I. po hetohet sulme seksuale dhe drogë.

Thashethemet ishin përhapur se T.I. dhe gruaja e tij Tameka “Tiny” Harris ishin duke u hetuar, por policia konfirmoi vetëm rastin e reperit.

 

“Ekziston një hetim aktiv për Clifford Harris”, tha oficeri William Cooper për Deadline, duke përdorur emrin e vërtetë të artistit.

Detektivët janë takuar me një grua anonime e cila pretendon se ajo ishte droguar dhe përdhunuar nga çifti në vitin 2005 pasi u takua me ta në një klub. Ajo thotë se T.I. i ofroi asaj një pije kur shkoi në dhomën e tyre dhe ajo më vonë e gjeti veten lakuriq, si në dush ashtu edhe në një shtrat me çiftin. Ajo gjithashtu thotë se ndihej “gjithnjë e më e sëmurë”.

 

Një avokat me emrin Tyrone A. Blackburn thotë se ai përfaqëson “njëmbëdhjetë individë, dhjetë gra dhe një burrë” që pretendojnë të jenë viktima të Harrises, transmeton Klan Kosova.

T.I. and Tiny Harris Accused of Sexual Abuse, Drugging Multiple Women - Variety