Real Madrid thuhet se ka bërë prioritet rinovimin me qendërmbrojtësin Raphael Varane, para kontratës së re për kapitenin Sergio Ramos.
“Los Blancos” kanë ngecur në bisedimet me përfaqësuesit e Ramos që nga fillimi i vitit 2021, me kontratën momentale që i skadon në muajin e ardhshëm.
Sidoqoftë, dy palët thuhet se janë shumë larg në negociata dhe ka spekulime se 35-vjeçari do largohet nga “Los Blancos”.
Sipas Diario AS, Reali ka pranuar situatën e Ramos dhe tani kanë kthyer fokusin te partneri i tij.
Varane është duke hyrë në vitin e fundit të kontratës dhe kërkohet nga gjigantët e Premierligës.
13 herë kampioni i Evropës nuk dëshiron shitjen e francezit, andaj do mundohet t’ia rinovojë kontratën.
Mirëpo, në rast që Varane dëshiron largimin, Reali nuk do ta lejojë të largohet si agjent i lirë dhe do mundohet ta shesë në afatin e ardhshëm veror.