Një rast dhunimi u raportua së fundi të ketë ndodhur në Fushë-Kosovë.
Një 21 vjeçare dyshohet se është dhunuar nga një person i cili u paraqitur si hoxhë.
Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë dhënë detaje për rastin ku theksohet se 21 vjeçarja kishte shkuar për të dëgjuar kuran nga i dyshuari për shërimin e sëmundjeve të ndryshme, ku më pas dyshohet se është dhunuar.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.I dyshuari, i paraqitur si person në këndim të Kuranit (Rukexhi) për shërimin e sëmundjeve të ndryshme, dyshohet se në banesën e tij në Fushë Kosovë, gjersa kishte pranuar viktimën për ofrimin e shërbimit-trajtimin shëndetësor, i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu u tha se Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhëresë për ekzaminim mjeko-ligjor për viktimën, ndërsa brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.
“Prokuroria në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rastit në fjalë”.