Nesër vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër sërish për të zhvilluar seancë.

Seanca e nesërme e cila parashihet të nis në ora 11:00 është vazhdim i seancës së jashtëzakonshme e cila u zhvillua dje.

Rendi i ditës për seancën e sotme:

  1. Prezantimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025.

Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës

Gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit.