Anxhela Peristeri ka një mesazh pasi u zgjodh këngëtarja me veshjen më të bukur në tapetin e kuq të “Eurovision”

Anxhela mahniti me paraqitjen në tapetin e kuq të “Eurovision”.

Në edicionin e sivjetmë të festivalit evropian të këngës “Eurovision”, Shqipëria përfaqësohet nga Anxhela Peristeri.

Këngëtarja po garon me këngën “Karma”, ndërsa në provat para netëve finale është vlerësuar lart për interpretimin.

Por, Anxhela mori vëmendje edhe me paraqitjen në tapetin e kuq, ku u shfaq e veshur me fustan elegant me ngjyrë të kuqe dhe kapele me po të njëjtën ngjyrë.

 

Nga votat e publikut, këngëtarja shqiptare u zgjodh artistja me veshjen më të bukur dhe për këtë gjë është shumë e emocionuar dhe ka një mesazh.

“Faleminderit nga thellësia e zemrës për përkrahjen dhe për votimin si e veshura më bukur në “Turqoise Carpet” në Eurovision. Ne ia dolëm Valdrin Sahiti”, shkruan ajo.